Albert Gjoka ka lindur në vitin 1975. Ka përfunduar studimet pranë Fakultetit Histori – Filologji, në degën e Letërsisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1998; Ka përfunduar doktoraturën për studime letrare në vitin 2018 pranë këtij fakulteti. Për rreth 15 vjet ka punuar në media të ndryshme, si Gazeta Shqiptare, Ballkan, TV Alsat, Shekulli, Albania, etj. Në vitin 2016 ka qenë bashkëthemelues dhe drejtues i platformës më të madhe online të librit shqip, Bukinist.al për gati 9 vjet. Ai ka organizuar disa panaire, festivale dhe aktivitete në fushën e librit dhe leximit, si “BookFest”, “Ditët e Librit”, “Magjia e Librit”, “Festat e Librit”. Po ashtu, ka punuar si ekspert i jashtëm për disa organizata si UNDP, UNICEF në projektet që kanë realizuar në Shqipëri. Në vitin 2022, Dr. Albert Gjoka ka krijuar qendrën “Instituti Kulturë dhe Edukim për Zhvillim”, me qendër në Tiranë. Që nga marsi i vitit 2025 ka krijuar librarinë “Leximtari”, i cili do të ketë edhe platformën online për tregtimin e librit shqip. Në morinë e aktiviteteve për kulturën, Dr. Albert Gjoka është fokusuar në promovimin e leximit, zhvillimin e industrisë së librit, mbështetjen e sistemit arsimor dhe sipërmarrjes.
